Transporti për dy ndërrimet, nga e Hëna deri të Premten. Duke filluar nga ora 6:00 deri 20:00.
Themelues i saj ishte myderris hafëz Nexhati ef. Ahmedi dhe babai i tij myderris hafëz Ali ef. Ahmedi. Kjo medrese gjendej në qytetit e Preshevës në afërsi të Xhamisë së Re ( Xhamiul- xhedid) , rrugës që shpie për në fshatin Rahovicë.
Medresenë e mëparshme e kanë ndërtuar besimtarë të shumtë të konfesionit islam nga mbarë Lugina e Preshevës dhe më gjerë dhe mësimet në të i kanë vijuar jo vetëm nxënësit nga Presheva , por edhe nga disa vise të Kosovës dhe të Maqedonisë.s është realizuar sipas plan programit të caktuar.
Përveç objektit kryesor Medreseja e Preshevës kishte edhe një objekt përcjellës që quhej Ders-hane – Sallë mësimi. . I tërë kompleksi i Medresesë i kishte 1172 m2 , ndërsa vetëm se objekti i saj i kishte 356 m2 . Godina e Medresesë i kishte gjithsej pesë dhoma , tri nga këto kishin nga 16 m2 , ndërsa dy të tjerat kishin nga 24 m2.
Nxënësit e Medresesë ushqimin e siguronin nga familjet e tyre , por kishte raste që në këtë drejtim u ndihmon edhe të tjerët.
Kjo shkollë fetare funksionoi edhe gjatë Luftës së dytë botërore kur ishin mbyllur të gjitha shkollat tjera fetare në vendin tonë.
Në këtë Medrese ligjëratat i kanë ndjekur tri gjenerata dhe një pjesë e tyre kanë marrë Ixhazetnamen – Diplomimin. Medreseja është mbyllur nga sistemi komunist në vitin 1947.
Procesi mësimor në Medresenë e Preshevës është realizuar sipas plan programit të caktuar.
Në këtë Medrese ligjëroheshin këto lëndë :
Rindërtimi i Medresesë së Preshevës.
Në mendjen e çdo teologu apo hoxhe të Luginës së Preshevës ka ekzistuar dëshira e rihapjes së kësaj Medreseje. Mirëpo , rrethanat dhe kushtet për një gjë të tillë ishin thuaja se të pamundura. Pas shembjes së sistemit komunist , sikur dita ditës shtoheshin ambiciet për të punuar në këtë drejtim dhe sikur vetvetiu hapeshin shtigjet për rihapjen e kësaj vatre arsimore islame. Kështu në vitin 2001 u mor iniciativa për rregullimin e dokumentacionit për ndërtimin e një objekti të ri të Medresesë dhe u hartua Projekti ideor për këtë pikësynim. Menjëherë pas kësaj kohe u hartua edhe Projekti kryesor. Me iniciativën dhe angazhimin e paepur të Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë u gjend edhe investitori nga Republika e Turqisë. Ishte Agjencia qeveritare turke për zhvillim dhe bashkëpunim –TIKA e cika mori barrën kryesore për të investuar në rindërtimin e kësaj Medreseje .
Më datë : 02 mars 2010 , ditë e martë ,në praninë e shumë hoxhallarëve dhe besimtarëve , u vu gur themeli i rindërtimit të Medresesë.
Aktualisht Këshillat e Bashkësisë Islame në Preshevë dhe Bujanoc kanë marrë iniciativën për hapjen e Medresesë për femra në Preshevë për vitin shkollor 2014 / 2015. me këtë rast ftojmë të gjitha ato vajza të cilat kanë të kryer shkollën fillore me sukses të shkëlqyeshëm apo të shumë mirë le të paraqiten për regjistrim në këtë vatër arsimore islame duke dorëzuar dokumentacionin e duhur nëpërmes këshillave përkatës.
Medreseja e Preshevës u rihap më 01 shtator të vitit 2014. Manifestimi me rastin e rihapjes së kësaj vatre arsimore islame u mbajt dy ditë më parë para objektit të ri të kësaj shkolle fetare. Hapja e Medresesë në Preshevë është e një rëndësie të veçantë . Ajo aktualisht është duke funksionuar si Medrese për vajza . Në këtë vit shkollor janë të regjistruara 22 vajza nga komunat Preshevë dhe Bujanoc. Ato ndjekin mësimin në ciklin e para ditës.