Visioni dhe misioni i Medresesë

Medreseja është shkollë e mesme fetare. Vijueset e saja , gjegjësisht nxënëset i edukon dhe i arsimon në frymën e dispozitave islame dhe në atë mënyrë për vazhdimin e shkollimit dhe të përsosmërisë në fakultetet islame dhe fakultete tjera.

Qëllimet dhe detyrat edukativo arsimore të Medresesë së Preshevës

Qëllimi i edukimit dhe i arsimimit të nxënësve në Medrese është arritja e njohurive dhe shkathtësive  të reja në frymën islame , zhvillimi i aftësive psikike e fizike si dhe arritja e edukimit të spektrit të gjerë të arsimimit në të gjitha nivelet , arritja e kulturës shëndetësore ekologjike e cila është parakusht për vazhdimin e arsimimit në entet e larta shkollore dhe në vetë arsimim

Qëllimet e edukimit dhe të arsimit në Medresenë e Preshevës

– Arritja e njohurive, shkathtësia dhe aftësimi nga sferat islame dhe të tjera shkencore, teknike, teknologjike kulturore, artistike dhe të sportit.

-Zhvillimi i aftësive psiko-fizike tek nxënësi.

-Aftësimi i nxënësit për shfrytëzimin e burime të ndryshme të informatave që janë të nevojshme gjatë punës personale hulumtuese.

-Aftësimi i nxënësve që të komunikojmë me më së paku dy gjuhë të huaja.

-Aftësimi i nxënësve për vazhdimin e studimeve në entet e larta arsimore në vendin tonë jashtë vendit tonë.

-Zhvillimi i aftësive kreative , të mendimit kritik dhe ndjeshmërisë së përgjegjësisë së punës.

-Edukimi dhe arsimimi i nxënësve në frymën dhe praktikën islame.

-Zhvillimi i personalitetit kreativ dhe  karakteristikave tek nxënësi të cilat në parimet bazë të Islamit në vetvete përmbajnë aftësi etike islame, të punës, të intelektit dhe atë fizike.

-Zhvillimi i humanizmit islam që është parakusht për harmonizimin e interesave personale, shoqërore  bazuar në mësimet Kur’anore.

-Ngritja e nivelit të kulturës ekologjike, ruajtje s së ambientit tek nxënësit si dhe aftësimin e tyre në luftën kundër kualitetit të mjedisit për jetesë.

Pa dyshim se, arsimimi dhe edukimi paraqesin sintezën në shtegtimin e përkryerjes së personalitetit njerëzor.

Kjo Medrese është e bazuar në nevojën themeltare bazike shpirtërore dhe mëtohet që e njëjta, nëpërmes programit të saj të ruhet dhe kultivohet tradita jonë fetare, kulturore dhe para së gjithash të ruhet feja jonë e lartësuar  – Islami.