Shkollën fillore e kreu në vendlindje (Norçë – Preshevë), ndërsa të mesmen në Medresen “Alaud-din”, paralelja në Gjilanë ku diplomoi në vitin 2009.
Studimet i vazhdoi në “Fakultetin e Studimeve Islame”, në Prishtinë dhe Diplomoi më datë: 16. 06. 2015., ku parakomisionit në përbërje Prof. Dr. Fahrush Rexhepi, Prof. Dr. Lulzim Esati, Prof. Dr. Musa Vila, mbrojti temën në lëndën e Da’ves me titull: “Kontributi i Hoxhë Jakup Asipit në thirrjen Islame”.
Po ashtu profesori
mr.sc., Lulzim Hasani në “Fakultetin e Studimeve Islame”, në Prishtin, vazhdoi studimet posdiplomike të Nivelt Master, programi “Teologji Islame në konceprin Evropian”, ku më datë: 26. 01. 2023., para komisionit në përbërje: Prof. Dr. Nazmi Maliqi, Prof. Dr. Fahrush Rexhepi, Prof. Dr. Zija Abdullahu, mbrojti temën me titull: “Traktatet në kohën e të Dërguarit të Allahut a.s. dhe porosit e nxjerra prej tyre”.
Gjatë kohës së studimeve prof.
mr.sc. Lulzim Hasani shërbeu si imam i përkohshëm në disa xhami tek bashkatdhetarët në Zvicër, në Gjermani dhe në Norvegji. Po ashtu gjatë kësaj periudhe në kuadër të aktiviteteve “Fakultetit të Studimeve Islame”, në Prishtinë, shërbeu si Hatib në xhami të disa qyteteve në Republikën e Kosovës.
Nga data: 01. 01. 2016., është imam në xhaminë e fshatit Golemidoll komuna e Preshevës, ku vazhdon detyrën edhe tani.
Nga data: 01. 09. 2016., është profesor i Medresesë së Luginës së Preshevës dhe vazhdo detyrën edhe tani.
Në Medresen e Luginës së Preshevës prof.
mr.sc. Lulzim Hasani ligjëron lëndën e Fikhu Ibadat – për vitin e parë, Akaidi – për vitin e parë, Da’ve dhe Histori Islame I – IV djemtë.
Prof.
mr.sc. Lulzim Hasani, po ashtu ishte edhe mësimdhënës i lëndës fetare në Shkollën Fillore “9 Maji” – Leran gjatë vitit 2018/2020, dhe në Gjimnazin “Skëndërbeu” – Preshevë gjatë vitit 2019/2024.
Prof.
mr.sc. Lulzim Hasani është i martuar dhe ka tre vajza.